
Rama: Rilindja në Durrës, një qendër e re e qytetit!
E Hënë 10 Tetor 2022, 08:08
Dritare.net
Lagja e re në Spitallë të Durrësit, që u shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm i 2019, është gati të presë për pak kohë banorët e parë.
Njoftimin e bën kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se falë mbështetjes të Emirateve të Bashkuara ka nisur të marrë formë një qendër e re e qytetit.
“Mirëmëngjesi. Me Lagjen e Re të Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, në Spitallë të Durrësit, ku me bllokun e parë të banimit, falë mbështetjes bujare të Emirateve të Bashkuara, ka nisur të marrë formë një qendër e re e qytetit, me standarde optimale urbane e mjedisore, me parqe, çerdhe, kopsht, shkollë, zonë sportive dhe universitetin aty pranë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net

















