Rama: Reformë kushtetuese në këtë mandat, Kuvendi me 100 deputetë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka hedhur hapin e parë drejt një reforme të re kushtetuese, me synimin që ajo të miratohet brenda këtij mandati të mazhorancës socialiste. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Rama theksoi nevojën për ngritjen e një grupi pune, duke rikthyer në vëmendje edhe propozimin për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100.
“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama./K.C/dritare.net