
Rama: Rilindja Urbane në Ballsh u riktheu banorëve hapësirën!
Dritare.net
Ballshi tanimë ka hapësira publike për të qenë më pranë nevojave të qytetarëve për shplodhje dhe argëtim.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook publikoi mëngjesin e sotëm pamje nga projekti i Rilindjes Urbane në qytetin e Ballshit.
“Mirëmëngjes dhe me këto foto nga Ballshi, ku Rilindja Urbane u ka rikthyer banorëve hapësira komunitare dinjitoze dhe funksionale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama postimin e tij në rrjetet sociale.
Projekte të tjera të Rilindjes Urbane në Ballsh janë ai i rikualifikimi urban i qendrës dhe hapësirës rreth saj, ndërtimi i pedonales dhe rrugës qendrore me korsinë e biçikletave, rrjeti nëntokësor i linjave të telefonisë dhe internetit, duke eliminuar çdo linjë ajrore dhe sistemin e ndriçimit, si dhe projekti për rijetësimin e fasadave./Xh.Xh/dritare.net

















