Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama premton plazhe për të gjithë: Më shumë hapësira të lira, jo ekskluzivitet për privatët

Rama premton plazhe për të gjithë: Më shumë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë vit do të ketë një plan të ri dhe ambicioz për menaxhimin e plazheve në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Në një deklaratë publike, ai tha se synimi është që plazhet të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët, pa pasur nevojë për kërkesa apo shpenzime shtesë.

“Çdo vit për plazhet, kemi krijuar më shumë hapësirë për të gjithë, në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet për ata që kanë mundësi apo që kërkojnë t’i shfrytëzojnë privatisht,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se përmes planit të ri, që tashmë ka nisur zbatimin, po vendoset më shumë disiplinë dhe barazi në përdorimin e hapësirës publike përgjatë bregdetit.

“Plazhet duhet të ofrojnë mundësi të lira dhe të pacenuara, për të gjithë ata që duan të marrin kënaqësi duke shfrytëzuar çdo hapësirë,” theksoi kryeministri.

Plani parashikon një ndryshim radikal nga viti i kaluar, duke garantuar që në çdo pjesë të vijës bregdetare të ketë zona të lira, ku qytetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë apo të rezervojnë paraprakisht për të shfrytëzuar plazhin.

Qeveria ka bërë të ditur se do të monitorojë zbatimin e këtij plani me qëllim që pushuesit të kenë akses të barabartë në plazhe dhe të shmanget uzurpimi nga subjektet private./L.F-dritare.net