Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Po, im atë ka qenë komunist në anën e duhur të historisë!

Rama: Po, im atë ka qenë komunist në anën e duhur të

Si rrallë herë kryeministri Edi Rama ka folur për babain e tij, Kristaq Rama.

Rama duke paranuar që i ati ka qenë komunist, por tha se ka qenë në anën e duhur të historisë.

“Sa për komunistin, ballist, unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me të, im atë po, ka qenë komunist si shumë të tjerë, dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë, kur ju, tani të thuash ty ju, është fyerje për Mithat Frashërin, se je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë, por po ju them, që s’kam asnjë problem me komunistë e ballistë si persona dhe juve e mësuat këtë nga Enver Hoxha se ju bëri më të zi sesa veten, në mënyrën se si sulmoni kundërshtarin, se ju mësoi ai merru me meszherin jo me mesazhin, se po të kishit në dorë ju do të ishit më zi se Enver Hoxha. Socialistët që ta dish janë antifashistë dhe antikomunistë, jo si i mendoni ju, por nuk merren me persona, me ideologjitë dhe kjo është ndarja e madhe, ju jeni kopje e zezë, ti, tjetri, tjetri, Saliu i pari, dhe ata që janë jashtë kopje e zezë e të shkuarës që i turreni të kuqes si demi, por jeni e zeza, se e ktheni politikën në instrument për të fyer e sulmuar njerëz”- tha Rama ndër të tjera./ I.M-Dritare.net