
Rama: Për çfarë do të na ndihmojë Diella!
Dritare.net
I ftuar në Times Radio, Kryeministri Edi Rama u pyet për ministren e inteligjencës artificiale që ka bërë bujë së fundmi në media ndërkombëtare .
Rama zbuloi se Diella, ministrja IA, është një hap i madh për Shqipërinë në përpjekjet për modernizimin dhe përshpejtimin e reformave.
Rama shpjegoi se Diella është një diell që nuk perëndon kurrë dhe se do të ndihmojë vendin të kalojë barrierat e kaluara dhe të arrijë më shpejt integrimin në Bashkimin Evropian.
Rama e shpjegoi se ky vendim ka si qëllim modernizimin struktural dhe përdorimin e teknologjisë për të mbështetur zhvillimin e vendit.
“Diella është një forcë e jashtëzakonshme. Ajo është një diell që nuk perëndon kurrë, pa interesa personale, pa lidhje partiake. Nuk ka shpenzime, as pushime, as premtime që të pengojnë shpejtësinë e reformave,” tha Rama.
Në lidhje me përfshirjen e Diellës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Kryeministri e theksoi se Diella po ndihmon në përshpejtimin e procesit të transferimit të mbi 4,000 ligjeve dhe nënligjeve të BE-së në sistemin ligjor shqiptar, duke mundësuar që Shqipëria të mbyllë këtë proces shumë më shpejt se të tjerët.
“Kroacia e ka marrë shtatë vjet për të realizuar këtë proces. Ne do ta bëjmë në më pak se një vit. Ky është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë, dhe është një mjet i fuqishëm për të përshpejtuar reformat,” shtoi Rama./E.P-dritare.net

















