
Sali Berisha ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, la një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e institucionit, Altin Dumani.
Në një deklaratë të lexuar, Berisha akuzoi Dumanin për “krime të rënda kushtetuese” dhe e cilësoi atë si “puçist” që, sipas tij, ka kërkuar të zgjasë mandatin e tij në mënyrë të paligjshme.
“Altin Dumanit, autorit të krimeve të rënda kushtetuese, amnistisë elektorale të krimit elektoral, gjumit mbi dosjet e krimit, puçist që kërkoi të përdhosë Kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij të krimit, i siguroj se ligji dhe Kushtetuta do të zbatohen dhe se ai do marrë përgjigjen e merituar ligjore për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale,” tha Berisha.
Kreu i opozitës akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryeministrit, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë. Nga ana tjetër, Berisha i ka konsideruar këto akuza politike dhe të orkestruara nga mazhoranca./L.F-dritare.net

















