
60 vjet Scorpions. Një mbrëmje e paharrueshme në Tiranë!
Dritare.net
Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions u rikthyen më në fund në Tiranë, duke elektrizuar skenën e Sheshit Skënderbej.
Koncerti i mbajtur në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të grupit, solli para publikut shqiptar disa nga hitet më ikonike të të gjitha kohërave, si: “Wind of Change”, “Still Loving You”, dhe “Rock You Like a Hurricane” këngë që kanë shoqëruar breza të tërë fansash anembanë botës.
Në një mesazh për publikun, Rudolf Schenker, një nga themeluesit e grupit, u shpreh:
“Jemi të lumtur që jemi kthyer pas 24 vitesh. Po festojmë 60-vjetorin e Scorpions dhe programi përfshin të gjitha hitet tona. Ky nuk është një tur lamtumire.
Për anëtarët e grupit, muzika është një urë që lidh gjeneratat dhe tejkalon çdo kufi qoftë ai moshë, kulturë apo përkatësi politike.
“Muzika bashkon njerëzit. Ajo shërben për të festuar dhe për të dhënë gëzim. Këtë përpiqemi t’u japim edhe ne publikut,” theksoi Schenker./dritare.net

















