
Jozefina Topalli ndan fotot nga dasma e djalit: Si nënë përjetova emocion të paharrueshëm!
E Hënë 15 Shtator 2025, 11:11
Dritare.net
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka ndarë një urim për djalin e saj, Genarin, i cili kurorëzoi dashurinë me Cindy-n në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë.
Në një mesazh të publikuar, Topalli e përshkroi këtë si një ndër momentet më të paharrueshme të jetës së saj:
“Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje. Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti,” shkroi ajo.
Ceremonia martesore u zhvillua në një nga kishat më të njohura e më të vizituara të kryeqytetit italian, duke e bërë ditën e çiftit edhe më të veçantë./l.f-dritare/net

















