
Rama: Ndryshon skema e bonusit, jo më çek për bebet, por mbështetje çdo muaj në varësi të numrit të fëmijëve!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, teksa shpjegonte arritjet në një dekadë të qeverisjes socialiste gjatë takimit elektoral në Krujë dhe Fushë-Krujë, nëpërmjet tabelave hologramike, foli edhe për ndihmën ndaj familjeve me fëmijë.
Ai deklaroi edhe ndryshimin e skemës së ndihmës për bonusin e bebes, ku nuk do jetë më një skemë me ӓek në maternitet, por me një mbështetje financiare çdo muaj në varësi të numrit të fëmijëve.
“Kjo është shifra e bonusit të bebes, që ne e japim prej vitesh, që kur e jepte këneta ishte 50 euro dhe ne e kemi bërë 400 euro për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për fëmijën e tretë. Ndërkohë që nga viti i ardhshëm do e ndryshojmë skemën, ku nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, u shpreh kryesocialisti./E.P-dritare.net

















