Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ndan pamjet: Aksi kryesor i Ksamilit i transformuar!

Rama ndan pamjet: Aksi kryesor i Ksamilit i transformuar!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të hëne nga aksi kryesor i Ksamilit, totalisht të transformuar.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook shprehet se kjo rrugë tashmë e rregulluar nuk është vetëm për makinat, por është edhe për këmbësorët.

Rama gjithashtu thekson se ky investim i shërben më së miri rritjes së përvitshme të turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me aksin kryesor të Ksamilit, të transformuar në një rrugë të bukur urbane për makinat, po edhe për këmbësorët, për t’i shërbyer më së miri rritjes së përvitshme të turizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale./E.P-dritare.net