Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Devolli kishte Agollin, PD i çoi Nallbatin!

Rama: Devolli kishte Agollin, PD i çoi Nallbatin!

Nga takimi elektoral në Devoll, kryeministri Edi Rama ironizoi kandidatin e opozitës Bledion Nallbatit, pas incidentit të ndodhur dy ditë më parë.

“Devolli kishte Dritëro Agollin. Para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skenë që tregon se ku kanë rënë pazaret e opozitës në Shqipëri.

Agolli ishte deputet i opozitës dhe fliste për të gjithë popullin. Ndërkohë që opozita ka sjellë një rrugaç. Nuk e di se në cilin rresht të Agollit do gjente vend, mbase te fjala kokëbosh dhe trangull. Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Janë një grup rrugaçësh.

Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga Dritëri Agolli te një turp vendor këtu? Si mund të bëhet kjo punë”, tha Rama./L.F-dritare.net