Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Çmimi i naftës bie po hoqëm taksën e qarkullimit, por paguani 4-fishin!

Rama: Çmimi i naftës bie po hoqëm taksën e qarkullimit,

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në njësinë 7 në Tiranë foli sërish për çmimin e naftës. Kryeministri tha se çmimi është rritur kudo. Ai tha se është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte pagesë të katërfishtë nga qytetarët.

“Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, do të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht. Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës”, tha Rama./K.C/dritare.net