Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si i martova Miriamin dhe Albanin! Flet Agim Cani

Si i martova Miriamin dhe Albanin! Flet Agim Cani

Babai i këngëtares së njohur Miriam Cani, Agim Cani, ka rrëfyer në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV detaje të rralla nga marrëdhënia e vajzës së tij me këngëtarin Alban Skënderaj, duke zbuluar edhe momentin kur ai i ka bashkuar si çift.

Agim Cani tregoi se që në fillim e kishte pritur me shumë kënaqësi lidhjen e Miriamit me Albanin, pasi e vlerësonte atë si njeri dhe artist. Ai theksoi se marrëdhënia mes tyre u ndërtua mbi respektin dhe thjeshtësinë, elementë që sipas tij kanë qenë çelësi i suksesit të çiftit.

“Për mua ishte gëzim i madh që Albani u bë pjesë e familjes sonë. E doja si njeri dhe kemi pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira. Rrinim deri në orët e vona duke biseduar, sepse është një njeri shumë i ditur,” u shpreh Agim Cani.

Ai i cilësoi Miriam dhe Albanin si një nga çiftet më të konsoliduara të artit shqiptar, duke theksuar se ata kanë ndërtuar një familje të fortë dhe kanë ruajtur gjithmonë privatësinë.

“Kompozimi më i bukur që kanë bërë është familja e tyre. Janë njerëz të thjeshtë, familjarë dhe kjo u ka dhënë lirinë për të bërë art. Kanë një dashuri të jashtëzakonshme për njëri-tjetrin,” tha ai.

Agim Cani tregoi gjithashtu se është emocionuar nga koncertet e Alban Skënderajt jashtë vendit, duke përmendur veçanërisht një koncert në Gjermani, ku sipas tij entuziazmi i publikut ishte i jashtëzakonshëm.

“Jam përlotur kur e kam parë Albanin në koncert në Itali dhe Gjermani. Ishte një atmosferë që rrallë e kam parë edhe në koncertet e artistëve ndërkombëtarë,” u shpreh ai.

Në intervistë, ai foli edhe për jetën familjare të çiftit, duke treguar se Miriam dhe Albani janë prindër shumë të përkushtuar dhe i kushtojnë rëndësi të madhe rritjes së fëmijëve.

“Dashuria që kanë për fëmijët kalon çdo fantazi. Ata janë prindër të jashtëzakonshëm dhe kjo reflektohet edhe te familja e tyre,” tha Agim Cani.

Në fund, ai u shpreh se ndihet një nga njerëzit më të lumtur, duke parë vajzën e tij të realizuar në jetë dhe në karrierë, ndërsa theksoi se suksesi i tyre vjen nga dashuria, thjeshtësia dhe respekti që kanë ndërtuar ndër vite./dritare.net