Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh duhet të përmbushim kriteret për integrimin në BE!

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh duhet të përmbushim kriteret

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.


Kjo mbledhje zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026, ku Rama tha se brenda 2 viteve duhet të përmbushen kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

"Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik. Akoma sot edhe brenda grupit, lërë pastaj brenda partisë, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në ;pikëpamje të sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe pastaj përmbushja e kushteve për të përballur përfshirjen në një realitet të ri siç është realiteti i një tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do jetë një pikë uji në oqean. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë", tha Rama.