Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama kujton porositë e profesorit të Drejtësisë: Mos e nënvlerëso veten, vendi yt…

Rama kujton porositë e profesorit të Drejtësisë: Mos e

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë solemne të ndarjes së titujve “Doctor Honoris Causa”, ku u nderuan personalitete të shquara ndërkombëtare nga fusha e së drejtës, akademisë dhe artit. Mes tyre spikati edhe ekonomisti i njohur Ricardo Hausmann. Në fjalën e tij, Rama ndau disa kujtime dhe këshilla të vyera që kishte marrë vite më parë nga profesori Hausmann për drejtimin e vendit. Ai theksoi se Hausmann e ka parë Shqipërinë jo si një vend të vogël në periferi të Evropës, por si një potencial të madh, ende të pazbuluar plotësisht.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte mënyra se si e shihte ai Shqipërinë, jo si një vend tjetër diku në një cep të Evropës, por e shihte si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim. Dhe njerëzit që janë mësuar të dëgjojnë zëra brenda vetes dhe leksione se si mund të kesh sukses, kjo dukej si një muzikë e re, sepse Ricardo Haussman nuk i qaset vendit siç mekaniku i qaset një makine të prishur, por ia kërkonte kapacitetet që i janë të padukshme edhe për vetë vendasit. Kjo është diçka e rrallë, sidomos në Evropën tonë, që është më e lehtë të parashikosh kolapsin sesa të përfytyrosh progresin. Ekonomistët si Ricardo të shpjegojnë se realiteti është për të dërguar fatura. Bashkë me këtë mësim më tha se nëse parandalon diçka duhet të jesh i kujdesshëm. Të parandalosh gjënë e gabuar është një nga kontributet më të mëdha që një lider mund t’i bëjë vendit. Ai më ka thënë se lidershipi serioz është arti për të shmangur kolapsin. Sa herë bëhesha tepër dramatik për problemet, Ricardo më vështronte me buzëqeshjen e tij dhe më thoshte: “Zoti Kryeministër, ju nuk mund ta merrni me mend se sa njerëz në botë do donin ta kishin problemin tuaj.” Pra mos e nënvlerëso veten, sepse vendi juaj po ecën mirë. Vetë suksesi është ai që ndërton institucionet. Sistemet nuk ndërtohen me skema, ligje apo diagrame, por me besimin dhe njerëzit që besojnë që përmirësimi është i mundur. Më prezantoi edhe idenë më të mirë për burokracinë”, u shpreh Kryeministri Rama./K.C/dritare.net