Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama i përgjigjet Berishës për mbylljen e TikTok-ut: Nuk ka lidhje me zgjedhjet

Rama i përgjigjet Berishës për mbylljen e TikTok-ut: Nuk ka

Kryeministri Edi Rama ka folur në Facebook për mbylljen e platformës sociale “Tik Tok". Ai mohoi që ky vendim të ketë lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kreu i qeverisë thekson se vendimi u mor vetëm për mbrojtjen e fëmijëve.

“Bufi kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e Tiktok dhe prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët dhe të dalin në shesh për tiktakun. Kjo është këneta opozitare dhe filozofia e saj. Kjo do të jetë derisa të jetë bufi që vigjilon nga ballkoni mbi të gjithë gjendjen poshtë në kënete duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë që kafshojnë e pickojnë. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni Tiktokun. Ne presim të shohim planin e premtuar për sigurinë e shtuar për fëmijët tanë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm me javën e shkuar ka të bëjë thjesht me kapacitetet teknike për të realizuar mbylljen e platformës që kanë kërkuar kohën e tyre. Nuk ka të bëjë gjëkundi me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet. Uroj të jetë e përkohshme, do zgjasë aq kohë sa kompania të na japë një plan për sigurinë e fëmijëve. Apeli i bufit të kënetës duhet marrë tejet seriozist si një simptomë lajthitje e rrezikshme.”-u shpreh Rama./K.C/dritare.net