
Rama i përgjigjet Bashës: Forca Lul. Rama ik!
E Hënë 17 Mars 2025, 11:11
Dritare.net
"Ku je o Ramë", i drejtohej përmes një videoje Lulzim Basha kryeministrit Edi Rama.
View this post on Instagram
Sot kryeministri iu përgjigj, edhe ai përmes një videoje, me shumë doza ironie.
“Duke shkuar rrugës për Fier dhe më vjen kjo video nga Luli. Po m Lul si mos të pyes për ty, na thave sytë. Si thanë vdiq Luli vetëm unë se besova se ti e di që je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top, 7x7 bëjnë 42, se luan topi. Ku ka vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole e the jam gjallë, thash mos po rren tani.
I ndeze motorët ë, i madh je. Shyqyr. Bravo, Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca”, tha Rama./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















