
Rama: Gruan e biznesmenit, e bëra unë zv/ministre, jo Veliaj. Ma kërkoi Meta!
Dritare.net
Kreu i qeverisë shtoi më tej se për një nga rastet që flitet në dosje, për emërimin e një zv.ministreje të Punës nuk ka asnjë lidhje me Veliajn dhe se emërimin ia ka kërkuar ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta në kohën kur ishin në koalicion.
Një element të thjeshtë që unë e di. Aty thuhet që Veliaj ka bërë zëvendëse ministrie grua e një biznesmeni, pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv.ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi këtë mund ta bësh në dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, çfarë bëjë ti në veturën e ambasadës jugosllave, ose ta kesh të provuar bisedën. Zv.ministrja e Punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë./E.P-dritare.net

















