Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama fton shqiptarët nesër në Athinë: Kemi punë për ju me paga të arsyeshme

Rama fton shqiptarët nesër në Athinë: Kemi punë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Greqi të vizitojnë Panairin e Punës që do të zhvillohet nesër në Athinë.

Panairi, i cili do të mbahet në Technopolis, Gazi, do të ofrojë mundësi për shqiptarët të vihen në dijeni me mundësitë e punësimit në Shqipëri.

Rama thekson se Shqipëria ofron mundësi punësimi me paga më të larta, taksa më të ulëta, dhe është një mundësi për shqiptarët të kthehen dhe të shijojnë përfitimet e vendit të tyre.

"Rrugës për Greqi sot. Nesër në panairin e punës në Athinë. Dje shqiptarët e Greqisë shkuan për të gjetur një punë matanë kufirit. Nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë tek ta për të treguar punët që mund të gjejnë këtej kufirit. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë.

Ejani e kaloni të shihemi e të llafosemi nesër me sipërmarrës në fusha të ndryshme për t’ju njohur nga afër me mundësitë dhe për tju njohur me kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj nuk diskutohet gjykoni vetë me qetësi, me urtësi merrni kohë. Si të jetë më mirë për ju"./L.F-dritare.net