Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Antigonea, destinacioni perfekt për këtë muaj!

Rama: Antigonea, destinacioni perfekt për këtë muaj!

Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër është një nga destinacionet që kryeministri Edi Rama ka sugjeruar për t’u vizituar gjatë këtij muaji. Në një postim në rrjete sociale, ai ka theksuar vlerat historike dhe turistike të parkut, duke veçuar edhe “Mozaikun e Kishës Paleokristiane”, i cili tashmë është i vizitueshëm për publikun.

Specialistët e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës janë kujdesur për ta bërë mozaikun të aksesueshëm për turistët, duke i shtuar një vlerë të veçantë vizitës në këtë sit arkeologjik.
“???? Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij muaji, ku mund të shikoni edhe “Mozaikun e Kishës Paleokristiane”, për të cilin specialistët e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës janë kujdesur ta bëjnë të vizitueshëm për turistët”-shkruan Rama

Nëse dëshiron të dish më shumë, ndiq emisionin në Dritare TV.