Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse opozita nuk e destabilizon dot Shqipërinë! Flet Aleksandër Çipa!

Pse opozita nuk e destabilizon dot Shqipërinë! Flet Aleksandër

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për protestën e djeshme të opozitës. I pyetur nga gazetari Hila nëse opozita mund ta destabilizojë vendin, Çipa argumentoi se përse nuk mund të ndodhë diçka e tillë.


“Unë nuk shoh premisa të një destabilizimi të vendit. Shoqëria shqiptare i ka kaluar fazat e destabilizimit dhe të shembjes së shtetit siç ka qenë në pikun e tranzicionit postkomunist. Këto nuk ndodhin në kushtet e një opozitarizmi dhe udhëheqësie që kanë recidivizmin si gogolin që e tremb jo nga kundërshtari politik, por nga qytetarët. Shqiptarët i kanë konsumuar humbjet e kohëve sa i përket zvarritjes së tranzicionit. Udhëheqësia politike e partitokracisë sonë ka bllokuar dialektikën e shoqërisë. Më ka qeverisur mua kur kam qenë student, ka qeverisur djalin tim që ka përfunduar studimet, tani i bie që do qeverisë nipërit tanë. Kjo nuk është logjike. Elitat tona politika kanë gjeneruar vetëm pengesa dhe humbje kohësh. Ne nuk duhet ti votëbesojmë për brezin e tretë apo të katërt. Kjo na mban në fatin e parashoqërisë nëse do ta pranojmë.”, tha zoti Çipa në DritareTV./K.C/dritare.net