Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse duam të fitojë Ermal Meta në Sanremo!

Pse duam të fitojë Ermal Meta në Sanremo!

Nga Dritare net

Festivali ende nuk ka mbaruar.
Rezultati nuk është shpallur.
Por një gjë është e qartë: ne duam që Ermal Meta të fitojë. Jo vetem sepse është shqiptar. Sigurisht dhe per kete.

Por sepse kënga e tij e meriton.

Melodia
Kënga e Ermalit nuk është refren për TikTok. Është ndërtim muzikor. Është hark emocional. Nis e butë, thuajse si një rrëfim i pëshpëritur, dhe rritet pa e humbur finesën. Ka një strukturë klasike, por me ndjeshmëri moderne. Është një këngë që nuk të kap nga veshi. Të kap nga kraharori.

Teksti

Teksti nuk kërkon të impresionojë me metafora të rënda. Është i pastër. I qartë. I dhimbshëm pa qenë melodramatik. Ai flet për brishtësinë. Për pafajësinë. Për humbjen. Dhe e bën këtë me një gjuhë që mund ta kuptojë çdo njeri, italian, shqiptar, europian. Kjo është fuqi. Të jesh universal pa bërtitur.

Emocioni

Ermali nuk interpreton. Ai jeton në atë skenë. Në një festival si Sanremo ku çdo lëvizje është e studiuar, ai doli i zhveshur emocionalisht. Pa truke. Pa efekt. Vetëm zë dhe shpirt. Dhe kjo është arsyeja pse duam të fitojë. Sepse do të ishte një fitore e muzikës me përmbajtje. Një fitore e ndjeshmërisë në një kohë të zhurmshme. Një fitore e guximit për të kënduar diçka që nuk është komerciale, por e vërtetë. Ne duam të fitojë Ermal Meta sepse ai na kujton se arti serioz ka ende vend në skenat e mëdha. Dhe nëse Sanremo do të zgjedhë sic zgjodhi Celentano, atehere Ermal Meta do te fitoje sonte./ dritare.net