Protestuesit hedhin molotovë drejt Ministrisë së Brendshme, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
E Premte 8 Maj 2026, 20:08
Dritare.net

Pas përfundimit të fjalimit, protestuesit e drejtuar nga Sali Berisha, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, u pozicionuan në Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Kanë nisur tensionet e para mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Sipas informacioneve nga terreni, protestuesit kanë hedhur bomba molotovë, në drejtim të kordonit policor. Situata është përshkallëzuar për disa momente, duke krijuar tension në zonë.
Policia e Shtetit është përgjigjur menjëherë me ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe vendosjen e situatës nën kontroll./K.C/dritare.net