Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Klasa ime, Matura 1990!

Klasa ime, Matura 1990!

Ne nuk e dinin atëherë që po bënim zborin e fundit të një kohe që po mbaronte.
Nuk e dinim që uniformat, armët prej druri, paradat dhe frika kolektive do të mbeteshin shumë shpejt kujtime të një bote që po shembej para syve tanë.

Klasa ime, Matura 1990!

Ishim nxënës të shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” matura e vitit 1990.
Një brez i rritur mes disiplinës së sistemit dhe ëndrrave që ende nuk guxonim t’i thoshim me zë.

Pastaj erdhi demokracia.
Dhe bashkë me të, ikjet, ndarjet, dashuritë, martesat, emigracioni, humbjet, sukseset, fëmijët tanë dhe jeta që na shpërndau nëpër botë.

Dikush u bë mjek, dikush gazetar, dikush biznesmen, dikush iku larg e dikush mbeti këtu për të rindërtuar jetën nga e para.


Por të gjithë mbartëm brenda nesh të njëjtën pyetje:
Çfarë ndodhi me ne?

Përmes ciklit “Klasa ime Matura 1990”, Rudina Xhunga rikthehet te shokët dhe shoqet e klasës për të treguar jo vetëm historitë e tyre personale, por historinë e një brezi të tërë shqiptarësh.

Sepse 40 vitet tona janë edhe 40 vitet e Shqipërisë.


Dhe ndoshta, për ta kuptuar çfarë ndodhi me këtë vend, duhet të rikthehemi te ata nxënës që një ditë bënë pa e ditur zborin e fundit të komunizmit./ dritare.net