Politikanët që do të lirohen pas vendimit të Gjykatës së Lartë! Flet avokati
Dritare.net

Avokati Gentjan Rumano, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, ka komentuar vendimet e mundshme të Gjykatës së Lartë në lidhje me masat e sigurisë ndaj disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, duke theksuar se çdo vendim gjyqësor duhet të shihet nga këndvështrimi juridik dhe jo politik.
Sipas tij, çdo interpretim politik i vendimeve gjyqësore është i gabuar, pasi “nga këto vendime duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët, jo individë të veçantë”. Rumano u shpreh se nëse do të zbatohej logjika juridike, përfitimi nga vendimet e gjykatave të ulëta nuk prek të gjithë rastet në të njëjtën mënyrë, duke përmendur se disa masa nuk ndryshojnë automatikisht nga vendimet e Gjykatës së Lartë.
“Më pyetën a po bëhet ky vendim që të lirohet Erion Veliaj? Dhe unë i thashë që po, nëse do të mendojmë siç mendon politika. Por unë nuk kam qasje politike, unë kam qasje juridike: nga ky vendim duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët. Kur flasim për qytetarë, qytetar është edhe Ilir Meta. A do lirohet Meta? Ka mendimin që jo. Ndërsa nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit, nuk do të përfitojë asnjëri nga të dy nga ka vendim. Duhet të lirohen sepse nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore.” u shpreh Rumano, ndërsa shtoi se shpreson që të lirohet Ilir Beqaj nga vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Arben Ahmetaj nuk përfiton sepse është në arrati. Ndërsa për Belinda Ballukun tha se mund të ketë masë lehtësuese për të./K.C/dritare.net