Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilda Zaloshnja, sipërmarrësja që e vendosi Shqipërinë në hartën elitare të Forbes Global Properties!

Ilda Zaloshnja, sipërmarrësja që e vendosi Shqipërinë

Një nga momentet më të rëndësishme në historinë ekonomike të Shqipërisë së viteve të fundit është hapja e dyerve ndaj markave ndërkombëtare të nivelit premium. Ardhja e divizionit elitar Forbes Global Properties në Shqipëri shënon ekzaktësisht atë që ekspertët e ekonomisë e quajnë "çertifikim të besueshmërisë kombëtare".

Gjatë intervistës në Dritare Televizion, Ilda Zaloshnja CEO & Founder of Capital Point tregoi se si arriti të lidhte një marrëveshje ekskluzive përfaqësimi, duke pozicionuar vendin tonë përkrah 35 vendeve më të rëndësishme globale në fushën e pasurive të paluajtshme luksoze.
Revista Forbes nuk është thjesht një botim ekonomik; ajo është një aparat gjigant mediatik dhe një arbitër i pasurisë botërore, me rreth 165 milionë shikues online çdo muaj. Kjo do të thotë që pronat elitare shqiptare, tashmë të listuara brenda këtij rrjeti, kanë ekspozim tek investitorët ndërkombëtarë të cilët përndryshe nuk do ta konsideronin Ballkanin Perëndimor. Por ky zhvillim nuk ndodhi brenda natës. Ai është rezultat i edukimit të tregut vendas, investimeve të reja në infrastrukturë dhe, mbi të gjitha, ngritjes së standardeve nga ana e vetë ndërtuesve.
Sipas Zaloshnjës, klientët sot janë bërë tejet analitikë. Koha kur pronat bliheshin 'në gropë' pa pyetur, duke mbështetur në besimin e verbër, ka përfunduar. Kontratat skanohen në detaje me avokatë e noterë, e bashkë me të është rritur presioni mbi ofruesit për cilësi evropiane./dritare.net