Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës/ Ministri Malaj: Akti normativ i domosdoshëm

Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës/

Me dakordësimin mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi bashkoi në një të vetëm dy projektligjet për taksat kombëtare dhe akcizën, ndërsa qeveria prezantoi masat për përballimin e rritjes së çmimeve të karburanteve. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se akti normativ parashikon uljen me 20% të akcizës sa herë çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë, duke e cilësuar këtë si një instrument të përkohshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe zbutjen e efekteve të krizës.


“Ulja e akcizës do të zbresë TVSH-në e importit të karburantit. Po monitorojmë jo vetëm përmes Bordit të Transparencës por edhe përmes strukturave tatimore dhe doganore të cilat kanë kryer 66 kontrolle të përbashkëta dhe kanë konstatuar edhe shkelje dhe kanë vendosur penalitete. Në rast përshkallëzimi të krizës, prioritet do të kenë shtresat në nevojë. Çdo plan masash që do të merret do të konsultohet edhe me FMN. Ky akt normativ është instrument i përkohshëm, i domosdoshëm dhe në përputhje me Kushtetutën që synon të amortizojë goditjen e krizës dhe mbrojë qytetarët shqiptarë”, tha Malaj./K.C/dritare.net