Mbyllet protesta e PD-së, Berisha futet në seli
E Premte 8 Maj 2026, 21:09
Dritare.net

Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash tensione në qendër të Tiranës. Kreu i PD-së, Sali Berisha, është futur më pas në selinë e PD-së i shoqëruar nga mbështetësit e tij.
Tubimi nisi në orën 20:00 para Kryeministria e Shqipërisë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë nga demokratët, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës./K.C/dritare.net