Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta në Shkup, arrestohen tre studentë shqiptarë

Protesta në Shkup, arrestohen tre studentë shqiptarë

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup, ku po zhvillohet protesta për gjuhën shqipe dhe të drejtat gjuhësore në institucionet publike.

Tre studentë janë arrestuar nga policia maqedonase gjatë zhvillimit të protestës.

Ndërkohë, studentët shqiptarë që ishin nisur nga Tirana për t’iu bashkuar protestës, janë ndaluar në kufi dhe më pas janë kthyer drejt Kumanovë.

Protesta në Shkup po vijon me pjesëmarrje të lartë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me arrestimet dhe bllokimin e studentëve në kufi./K.C/dritare.net