Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Propozimi francez/ Rama: Nëse ka përgjigje negative, të nesërmen do kërkojmë ndarjen!

Propozimi francez/ Rama: Nëse ka përgjigje negative, të

Kryeministri Edi Rama dhe komisoneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi kanë komentuar nga Vlora zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me votimin e propozimit francez, për integrimin në BE.

Teksa Varhelyi u shpreh se ngelej shpresëplotë në një përgjigje pozitive, kryeministri Rama tha se nëse përgjigja ëhstë negative do të kërkojë ndarjen menjëherë.

"Mund të ketë mbaruar një seancë por në dijeninë time debati do të vazhdojë, unë dua të shpresoj që rezultati do të jetë pozitiv. Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv ne do të kërkojmë të nesërmen ndarjen e dosjes së Shqipëria, nga dosja bullgare maqedonase, jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociata që nesër. Uroj që parlamenti t’i japë përgjigje pozitive.", tha Rama./M.K/dritare.net