Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina!

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim këtë të dielë, 21 dhjetor, kushëririn e njërit prej biznesmenëve të përfshirë në rastin e abuzimit me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ky rast u zbulua pasi zyrtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjatë një kontrolli që kishin zhvilluar në shtëpinë e biznesmenit Ergys Agasi, zbuluan një kantinë me verëra të rralla.

Kjo çoi në shpalljen në kërkim të kushëririt të tij me inicialet Eno Agasi. Ky i fundit, dyshohet se ka hequr nga banesa koleksionin e shtrenjtë të konfiskuar si mall kontrabandë, duke shmangur inventarizimin dhe akcizën e detyrueshme dhe më pas ka dëmtuar serverat e kamerave të sigurisë.

U përllogarit një dëm prej 400 mln lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës./L.F-dritare.net