
Prefektja e Shkodrës: 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë orëve të fundit!
E Martë 12 Gusht 2025, 13:01
Dritare.net

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni foli për situatën e zjarreve në përfundim të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile për situatën e zjarreve.
Ajo tha se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, ndërsa situata paraqitet më kritike në Xath të Fushë Arrëzit, ku po punohet për shuarjen e flakëve. Nuk ka vatra zjarri pranë banesave, shtoi ajo.
“Në 24 orët kemi pasur 20 vatra zjarri në qarkun e Shkodrës. Kemi vështirësi në Fushë Arrëz, por është punuar gjithë natën. Janë zona të vështira malore. Po operojmë dhe po ndërhyjmë, po japim vlerësimin e duhur për ndërhyrje. Nuk kemi zjarr afër banesave. Situata po mbikëqyret vazhdimisht.", u shpreh prefektja. /E.P-dritare.net

















