Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plagosja e Orges Bilbilit, Ardi Veliu:  Policit iu drejtua arma, bëri detyrën me profesionalizëm

Plagosja e Orges Bilbilit, Ardi Veliu:  Policit iu drejtua arma, bëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ka thënë në “Kjo Javë” se arrestimi dhe plagosja e të shumëkërkuarit Orges Bilali ka ndodhur me profesionalizëm.

Veliu tha se polici që ka qëlluar Bilalin, ka vepruar me profesionalizëm pasi ai e kishte armën përballë ndërsa efektivi e ka shkrepur i pari.

“Punonjësit e policisë kanë mision dhe detyrë që në cdo kohë që ballagaqohen me element krimi të bëjnë gjetjen dhe kapjen e tyre. Punonjësi në këtë rast bëri detyrën, kishte përballë një person të armatosur që madje që i drejtoi armën. Ai u tregua si profesionist, reagoi më shpejt. Në këtë situatë fatkeqësisht patëm një person të dëmtuar, i kërkuam falje, e takuam në spital. Është një ngjarje që që nuk duhet të ndodhte, por punonjësi i policisë ka qënë brenda të gjitha protokolleve që përcakton përdorimi i armës së zjarrit në kushtet e vetëmbrojtjes”,- tha Veliu.

I pyetur nëse kishin informacion për vendndodhjen e tij, Veliu tha: “Numri i personave në kërkim të kapur ka qënë i admirueshëm këto ditë. Edhe për personin në fjalë janë organizuar disa operacione, jo në të gjitha operacionet janë të suksesshme, edhe për këtë rast apo person janë organizuar disa operacione, ne kemi patur informacione për vendndodhjet e tyre, pra kanë qënë në vende të ndryshme dhe nuk ia kemi dalë ti kapim në raste të tjera”./ I.M-Dritare.net