Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përmbyten toka, shtëpi dhe biznese, evakuohen disa familje në Durrës!

Përmbyten toka, shtëpi dhe biznese, evakuohen disa familje në

Bashkia e Durrësit, ka njoftuar se si pasojë e motit të keq, janë përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6, në 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugë, ka depërtuar uji. Ndërsa disa familje janë evakuuar.

“Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese, përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje në banesa dhe biznese, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:

Përmbyten toka, shtëpi dhe biznese, evakuohen disa familje në

• Në Fshatin Jubë njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje duke i sistemuar tek të afërmit e tyre.

• Në Fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshencës së Ministrisë së Rendit.

• Në fshatin Vadardhë njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.

• Në lagjen e Pallateve dhe ne Lagjen Stalla, ka përmbytje nga reshjet e dendura si dhe rrezikohen nga dalja e lumit Erzen.

• Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore ne Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç

• Në Rrashbull fshati Shkallnur ka rrëshqitje dheu. Ndërmarrja Rruga po punon për zhbllokimin e saj”, thuhet në njoftimin e bashkisë./L.F-dritare.net