Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nivelet e ujit të larta në disa lumenj, ja qarqet ku priten reshje intensive!

Nivelet e ujit të larta në disa lumenj, ja qarqet ku priten reshje

Sipas IGJEUM sot dhe nesër nivelet në lumenjtë Drin-Buna dhe Vjosa do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta, por parashikohen se do të jenë brenda kuotave maksimale të argjinaturave dhe llogariten se do të jenë brenda shtratit natyral. Intensiteti i lartë në disa zona mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë ditës së sotme 8 Janar 2021, por përgjatë ditës së nesërme situata do të qetësohet.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ndërsa në qarkun e Dibrës deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare, ato do të arrijnë deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve. Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore./L.F-dritare.net