Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pamje nga Bypassi i Vlorës. Ja kur do të hapet!

Pamje nga Bypassi i Vlorës. Ja kur do të hapet!

Bypassi i Vlorës është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama njofton se bypassi pritet të hapet këtë sezon turistik, duke lehtësuar kështu qarkullimin e mjeteve gjatë fluksit të verës.

“Mirëmëngjesi dhe me Bypass-in e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky investim me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat./L.F-dritare.net