Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis protesta e thirrur nga Berisha, ja çfarë po ndodh në shesh!

Nis protesta e thirrur nga Berisha, ja çfarë po ndodh në shesh!

Ka nisur protesta e radhës kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet me marshime në disa akse të kryeqytetit, pa mbajtur fjalime nga folësit.

Para nisjes së protestës, kreu i opozitës Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së, ku është pritur nga mbështetësit e tij. Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar pjesës tjetër të protestuesve.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e protestës gjatë zhvillimit të saj./K.C/dritare.net