Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Live/ Nis me tensione seanca e parë e Kuvendit për 2026-ën!

Live/ Nis me tensione seanca e parë e Kuvendit për 2026-ën!

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punimet për vitin parlamentar 2026, por seanca e parë është shoqëruar menjëherë me tensione dhe kaos. Pas nderimit të himnit kombëtar, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar largimin nga salla të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit në shenjë proteste, duke kundërshtuar praninë e Ballukut.

Pavarësisht kaosit dhe tensioneve të krijuara, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vijuar fjalimin e tij pa e ndërprerë seancën, duke kërkuar respektimin e rregullores dhe qetësimin e situatës./K.C/dritare.net