
Nga e ka origjinën Ali Pashë Tepelena? Flet Dorian Koçi!
Dritare.net
Sot në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV u fol për jetën e Ali Pashë Tepelenës. Drejtori i Muzeut Historik Dritan Koçi tregoi në “Shqip” origjinën e Ali Pashë Tepelenës. Ai u shpreh se, në një dokument që ka përfshirë në librin e tij, citohet se Ali Pashë Tepelena është bir i një familjeje fisnike toske shqiptare.
"Origjina e Ali Pashë Tepelenës ashtu si gjithë jeta e tij është ndërtuar mbi një narrativë të tipit orientaliste siç quhet në shkencat e sotme, në të cilin shpeshherë ky pasha duket një njeri i thjeshtë bandit në krye të pushtetit. Babai i vdes shpejt. Babai i tij është Veli Pashë Tepelena dhe emrin ia dha njërit nga djemve. Ndërsa e ëma, Hanko ishte nga familja e njohur e Zenebellive të Konicës, të cilët ishin pashallarët dhe bejlerët që sundonin në Konicë. Në një dokument që kam përfshirë unë në librin tim citohet se Ali Pashë Tepelena është bir i një familjeje fisnike toske shqiptare. Nuk ka asnjë ekuivok sa i përket origjinës së tij shqiptare. Babai i tij ishte nga Tepelena, vendi në të cilin ai kishte edhe kështjellën. Ai ishte pasha me dy tuje. Nga 1759-1761 ishte në krye të pashallëkut të Delvinës. Ndërsa Ali Pashë Tepelena kishte tre tuje, sepse ngjitet në rangun më të lartë të ushtrisë. Ali Pashë Tepelena nuk është nga Beçishti. Ata janë nga Tepelena. Beçishti është një fshat shumë i vogël për të mbajtur origjinën e kësaj familjeje. Këta ishin një familje që vinin nga Meçohysajt, një familje feudale e islamizuar, shqiptare, të cilët kishin bërë të mundur që t’i jepnin një mbështetje krahinës së Rrëzës që fillon që Beçisht dhe vazhdon në Dragot dhe disa fshatrave të Lunxhërisë.", u shpreh Koçi./K.C/dritare.net

















