Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër nga Nënë Tereza, nisen 10 fluturime!

Nesër nga Nënë Tereza, nisen 10 fluturime!

Tirana International Airport ka konfirmuar sot 10 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë.

Sipas TIA-s janë konfirmuar për ditën e nesërme fluturimet me kompaninë Air Albania në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Me kompaninë Ëizz Air në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dje kthim.

Me kompaninë Pegasus, në linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me Air Serbia në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.

Ndërkohë, sot filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut nga kompania Albaëings.


“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”,- njofton TIA./ I.M-Dritare.net