
E njihni vendin që bën rakinë më të mirë në Shqipëri? Me siguri që të gjithë do thoni Skrapari dhe keni të drejtë. Nuk ka si rakia e Skraparit, e sidomos ajo që prodhohet në fshatin Zaberzan. Ky është fshati i rakisë. Jo vetëm që ka marrë emrin nga zamzania që mban rakinë, por edhe se kjo raki nxirret nga rrushi i pjergullës, vresht i ruajtur që në kohët e lashta. Zoti Krenar Xhaferri, përgjegjësi i sektorit të turizmit në Skrapar na tregon më shumë për Zaberzanin, fshatin e rakisë.
“Ajo është ura e vjetër Zaberzanit pasi në kohët më parë, kur nuk kishte rrugë automobilistike, e vetmja mënyrë komunikimi ishte ajo urë që të çon në Çorovodë. Ky fshat quhet ndryshe, fshati i rakisë. Quhet Zaberzanit, sepse aty prodhohet rakia më e mirë e Skraparit. Zaberzan ndryshe zamzane, shihet ku mbahet rakia. Rrushi që rritet këtu, nga klima e mirë, e ka cilësinë më të mirë. Në fshat ka ende banorë që prodhojnë raki dhe e mbajnë në zamzane. Janë 30-35 shtëpi në Zaberzan dhe të gjithë kanë vreshta, kanë dhe rrush pjergulle, rrush të trashëguar që në kohët me përpara. Tani po vilet rrushi i pjergullës dhe për dy-tre javë rakia është gati.”, thotë zoti Tomorri, ndërsa shton se tani në fshat po investohet edhe për turizëm, po ndërtohen bujtina, që të presin vizitorët e huaj që duan të shijojnë jo vetëm rakinë, por edhe mrekullinë e Zaberzanit.
Po, Zaberzani duhet të zhvillohet se aty është historia e vërtetë e rakisë. Lum si ata që kalojnë në këtë vend dhe po e shijojnë siç duhet, me raki dhe dolli. Se Çorovoda nuk është vetëm rafting, është një histori e bukur e bërjes së rakisë, e cila ka diçka që vetëm perënditë dinë ta falin. Në Zaberzan, në Skrapar, te kanionet bëjnë rakinë që nuk e ke provuar kurrë. Të deh me aromë dhe të lë përsëri esëll. /K.C/dritare.net

















