Ndjekësi kritika Berishës: Njerëzit janë lodhur, ndryshoni strategji!
E Shtunë 18 Prill 2026, 14:02
Dritare.net

Një tjetër ndjekës ka shfaqur kritika hapur ndaj Sali Berishës gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale. Ai i tha Berishës se duhet ndryshuar strategjia e protestave, pasi njerëzit janë lodhur dhe po zvogëlohen.
Erzen Rexha: A do ketë ndryshim strategjie në protestën e radhës sepse besoj se kushtet janë prekur për një ndryshim strategjie sepse kjo lloj strategjie po më bind që njerëzit janë lodhur dhe po zvogëlohen?
Sali Berisha: Strategjia edhe mund të ndryshojë, por protestat do të vazhdojnë si rruga e vetme për t’u dëshmuar shqiptarëve se ne nuk pajtohemi kurrë as nuk trembemi, as nuk frikësohemi, as nuk mposhtemi dhe nuk pranojmë kurrë qëndrimin e kësaj organizate kriminale ndaj shqiptarëve.