“Morricone ishte im atë”, koncert madhështor në Tiranë për Ditën e Europës
Dritare.net

Mbrëmjen e sotme, Sheshi Italia është kthyer në qendrën e muzikës për festimet e Ditës së Europës, me organizimin e eventit “Morricone ishte im atë”.

Koncerti u drejtua nga Andrea Morricone, djali i kompozitorit legjendar Ennio Morricone, i cili solli në Tiranë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të një prej emrave më të mëdhenj të muzikës së kinemasë botërore.

Në një atmosferë të mbushur me emocione, muzika e Morricone-s bashkoi artin, kujtesën dhe frymën europiane, ndërsa të pranishëm në aktivitet ishin edhe Edi Rama dhe personalitete të tjera të njohura të jetës publike.

Rama e cilësoi koncertin si “diçka të jashtëzakonshme”, duke theksuar se veçantia e kësaj mbrëmjeje në Ditën e Europës ishte pikërisht bashkëpunimi.

“Jemi gati të shijojmë diçka të jashtëzakonshme, që ka edhe një veçanti për Ditën e Europës. Është bashkëpunimi”, shkroi kryeministri.
Eventi solli në kryeqytet tingujt ikonë të filmave që kanë bërë histori në kinematografinë botërore, duke e kthyer Sheshin Italia në një skenë të madhe arti dhe kulture europiane.