Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja Kumbaro në Romë. Bashkëpunim për turizmin

Ministrja Kumbaro në Romë. Bashkëpunim për turizmin

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, mori pjesë në “Forumin e Turizmit Itali – Vendet e Ballkanit” që u zhvillua në Romë, me ftesë të Ministres së Turizmit të Italisë, Daniela Santanchè.

Ministrja Kumbaro në Romë. Bashkëpunim për turizmin

Në një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje dhe bashkëpunimi rajonal, ministrja Kumbaro u bashkua me homologët nga Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria, për të diskutuar mbi mundësinë e ngritjes së një platforme të përbashkët bashkëpunimi në fushën e turizmit.

Ky forum synon të forcojë lidhjet mes vendeve të rajonit dhe Italisë, duke promovuar destinacionet turistike përmes modeleve të qëndrueshme dhe inovative, si dhe duke nxitur rrjete të reja të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.

Ministrja Kumbaro vlerësoi rëndësinë e këtij forumi si një hap domethënës drejt rritjes së integrimit rajonal në turizëm, në një kohë kur Shqipëria po përjeton rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe interesit ndërkombëtar për turizmin e saj natyror dhe kulturor./L.F-dritare.net