Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Festa e grurit në Pojan, folklor dhe bujqësi!

Festa e grurit në Pojan, folklor dhe bujqësi!

Festa e Grurit është kthyer në një traditë në Pojan të Fierit dhe në këtë ditë atje këndohet e kërcehet. Pojani si një nga 100 fshatrat turistike shqiptare, u kthye në qendër të festimeve dhe traditës të zonës. Muaji qershor në këtë zonë është nga më të rëndësishmit për ekonominë bujqësore dhe të gjithë banorëve që kultivojnë grurë.

Festa e grurit në Pojan, folklor dhe bujqësi!

Ministri i turizmit Blendi Klosi ka ndarë me ndjekësit e tij foto nga ceremonia e veçantë festive.

Festa e grurit në Pojan, folklor dhe bujqësi!

Festa e grurit, një festë tradicionale e Pojanit të Fierit. Vizitorët e Apolonisë shijuan dhe këtë festë, që erdhi si ndërthurje e folklorit me demonstrimet e mekanikes bujqësore, me panairet e prodhimeve të grurit, bukës duke kulmuar me gatimin e festës e bibës në çerep.”,- shkruan Klosi në postimin e tij./dritare.net