
Ministri i Brendshëm, medalje mirënjohjeje për kreun e zjarrfikëses Alfred Kristuli
E Premte 29 Tetor 2021, 17:05
Dritare.net
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i akordoi "Medaljen e Mirënjohjes", kreut të Shërbimit Zjarrfikës, z. Alfred Kristuli, si shenjë vlerësimi për punën dhe kontributet e dhëna ndër vite në krye të këtij shërbimi.
Ky dekorim u bë pikërisht në prag të daljes në pension të z. Kristuli, i cili ka shërbyer për mbi 40 vite në radhët e shërbimit zjarrfikës.
Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin mban gradën “Drejtues Madhor”.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, thuhet se:
“Gjatë kohës që Kristuli drejtoi MZSH, ky shërbim u reformua dhe u modernizua me ritme të shpejta, duke përmirësuar të gjitha parametrat, sidomos në pajisje, logjistikë e burime njerëzore të kualifikuara”./L.F-dritare.net

















