
Me qeleshe dhe simbolin e UÇK edhe Tetova drejt Tiranës: Presim të lirohen ish-krerët!
E Premte 17 Tetor 2025, 11:11
Dritare.net
Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga protesta në Sheshin Skënderbej për ish-krerët e UÇK-së, dhjetra qytetarë nga Maqedonia e Veriut janë nisur drejt Tiranës që prej orëve të para të mëngjesit.
“Jemi tre bashkëluftëtarë që po vijmë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK. Ata po mbahen padrejtësisht atje. Ne jemi pjesëtar të Ushtrrisë Çlirimtare Kombëtare dhe do të përkrahim vëllezërit tanë. Presim ata të lirohen", thanë ata teksa në kokë mbanin qeleshe me simbolin e UÇK-së.

















