Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi/ Mazhoranca kalon me 73 vota projektligjin për menaxhimin e mbetjeve

Kuvendi/ Mazhoranca kalon me 73 vota projektligjin për menaxhimin e

Rinisja e Kuvendit pas tensioneve në sallë, nuk solli asgjë të re përveç kalimit direkt në procedurën e votimit nga ana e kryetarit Niko Peleshi. Ky vendim u mor pasi deputetët e opozitës vijuan të debatonin dhe ndërhynin, teksa më herët deputeti Gazment Bardhi nuk pranoi të linte sallën pas përjashtimit.

Ai vijoi të qëndronte në sallë edhe pas rinisjes. Në këto kushte kreu i grupit të PS i kërkoi Peleshit që të kalonte në procedurën e votimit direkt dhe të mbyllej seanca. Sipas rendit të ditës dhe pikave përkatëse, me shumicën e votave të mazhorancës, kryesisht 73 vota, kaluan të gjitha pikat e rendit të ditës, si raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ashtu edhe ai për Institutin e Krimeve të Komunizmit.

Me shumicë votash kaloi edhe projektligji për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve. Po edhe votimi pati tensionet e tij, teksa Bardhi pas çdo leximi për votim me karton të Peleshit, ndërhynte. Në një moment kryeparlamentari gjeti taktikë të re, ku pas çdo fjale “Miratohet”, i kujtonte deputetit të PD: “Dil jashtë!”.

Ligji për menaxhimin e mbetjeve kaloi në tërësi me 73 vota të mazhorancës./M.K-dritare.net