
"COVID-i më i madh është klasa politike"/ Luan Laze zbulon pse është tërhequr nga ekrani dhe pse ndihet i zhgënjyer
Dritare.net
Pas një pauze të gjatë publike prej më shumë se pesë vitesh, Luan Laze u rikthye në ekran në një intervistë të thellë ku shpjegoi arsyet e tërheqjes së tij.
Në “Dekalog”, Laze nuk hezitoi të jepte një përgjigje therëse dhe karakteristike për stilin e tij: "COVID-i më i madh është klasa politike që kemi ne këtu, që ne duhet të rrimë tërë jetën me maskë vetëm prej kësaj klase politike."
Me këtë deklaratë të fortë, Laze shprehu zhgënjimin e tij të thellë me situatën aktuale, duke e përshkruar si një gjendje ku "asgjë s'ndreqet".
Megjithatë, ai bëri një dallim të qartë mes zhgënjimit dhe dëshpërimit.
"Jam zhgënjyer, por nuk bie në dëshpërim," pohoi ai, duke shtuar se arma e tij kryesore për të përballuar këtë realitet mbetet satira.
"Unë e kam një mjet për t'u shkarkuar, siç është satira, paradoksi, aforizmat dhe mendimet e mia i them atje."
Laze demonstroi se si humori dhe satira shërbejnë si një pasqyrë e deformuar, por thellësisht e vërtetë, e shoqërisë shqiptare.
Kjo pjesë e intervistës ofron një vështrim unik në mendjen e një prej satiristëve më të rëndësishëm të vendit dhe në mënyrën se si ai e përdor artin e tij si një formë rezistence dhe komenti social./M.K-dritare.net

















